Zëvendës ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci mbrëmjen e sotme ka folur mbi groposjen e pulave të ngordhura si rezultat i gripit të pulave.
Duke iu referuar numrit të lartë të pulave të ngordhura, ka qenë shqetësim gjetja e një vendi të përshtatshëm për groposjen e tyre.
Për këtë arsye, Gjeci ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka bërë me dije se tashmë ishte marrë vendimi për groposjen e pulave, veprim për të cilin ajo tha se u ishin drejtuar edhe bashkive të zonës, jo vetëm asaj të Durrësit.
Gjeci: Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën me dije se të gjithë shpendët janë groposur. Pra përfundoi groposja e pulave. E përmendëm përsëri se ne u jemi drejtuar bashkive të zonës jo vetëm asaj të Durrësit.
Menjëherë sapo të gjejmë një vend të përshtatshëm, është vendosur, pra është marrë autorizimi dhe është bërë groposja e pulave. Nuk është në bashkinë e Durrësit. U jemi drejtuar bashkive të zonës dhe është në distancë edhe më të afërt se ajo e Durrësit.