Shumë njerëz që e vendosin kuletën në xhepin e pasmë të tyre por mjekët japin edhe arsye të tjera përse nuk duhet të mbahet kuleta në xhepin mbrapa, jo se mund t’ju vidhet, por për shkak se ndikon në shëndet

Sipas mjekëve kuleta në xhepin e pasmë krijon një çrregullim të legenit dhe të ijeve. "Kur uleni mbi kuletën tuaj krijon një asimetri dhe çrregullim që shtrembëron legenin dhe ijet", ka thënë Dr. Arnie Angrist për Huffington Post.

Kjo mund të çojë në disa çrregullime në trup, përfshirë këtu dhimbje të përkohshme, degjenerim, agjitacion i nervit të pasmë që mund të shkaktojë parehati. Ajo mund të shkaktojë dhimbje edhe në këmbë.

"Madje edhe nëse vozitni për 30 minuta kur jeni duke vozitur mund të shkaktojë dhimbje dhe parehati të madhe", ka thënë Dr. Mathew Ullom. Për këtë arsye preferohet që kuleta të vendoset në xhepin e përparmë.