Në një intervistë të dhënë disa ditë më parë, Eva Murati, nusja e djalit të ish-deputetes Jozefina Topalli, ka thënë se shembulli i saj nuk janë prezantuese apo këngëtare si Luana Vjollca.

Deklarata e Muratit bëri xhiron në median e shkruar dhe atë vizive, por çfarë mendon vetë Luana për këtë deklaratë?

Ajo ka reaguar në mënyrë indirekte, duke e sfiduar në një farë mënyre vetë Evën.

Luana shkruan përbri një fotoje të publikuar së fundmi:

"Nëse do të garosh me mua më thuaj. Unë tashmë kam fituar".