Një ditë më parë, më 22 gusht këngëtarja me origjinë shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Dua Lipa festoi 24-vjetorin e lindjes.
Në këtë ditë speciale për Duan nuk munguan dhuratat dhe urimet e shumta. Mes dhuratave të shumta, më e veçanta ishte ajo e të dashurit të saj Anwar Hadid, një gur i çmuar me nuancë blu.
Kristali quhet Larimar ose ndryshe Guri i Sefillas. Ai është aq i rrallë sa që gjendet vetëm në një vend në botë në një perimetër prej një kilometër katror në malet mbi Baoruco në Republikën Dominikane.
Larimar është një gur vullkanik, rezultat i aktivitetit vullkanik që ndodhi miliona vite më parë! Kristalet në përgjithësi thuhet se kanë veti shëruese. Larimar ndriçon dhe shëron në një mënyrë fizike, emocionale, mendore dhe shpirtërore.





