Janë zbardhur të tjera detaje lidhur me dosjen hetimore ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Sipas “News24”, nga hetimet janë zbuluar disa udhëtime të Ahmetajt me biznesmenin Mirel Mërtirin, në Rumani dhe në Vjenë.

Po ashtu mësohet se në këto udhëtime, bashkë me Ahmetajn ka qenë dhe socialisti Damian Gjiknuri. Mes të tjerash mësohet se në dosjen e SPAK specifikohet se në vendi i qëndrimit në Vjenë ishte Radisson Blu Style Hotel Viena, ndërkohë që personi që rezervoi për Ahmetajn dhe Gjiknurin ishte biznesmeni Klodian Zoto. Ky i fundit mësohet se ka rezervuar hotelin në emër të Damian Gjiknurit.

“Nga të dhënat e TIMS rezulton se më datë 15 prill 2014 Arben Ahmetaj del nga Shqipëria në ora 14.36 me linjën Austrian. Po më datë 15 prill 2014 rezulton se shtetasi Mirel mërtiri del nga Shqipëria në porën 15.35 me të njëjtën linjë ajrore dhe se gjithashtu edhe shtetasi Damina Gjiknuru ka dalë po në këtë datë me të njëjtën linjë ajrore në orën 14.05. ndërkohë në lidhje me kthimin konstatohet se më datë 17 prill 2014 në ora 11.18 dhe 11.19 shtetasit Mirel Mërtiri dhe Arben Ahmetaj kthehen bashkë me linjën e fluturimin Lufthansa. Ndërkohë që Damian Gjiknuri kthehet një ditë më vonë.”, thuhet në dosjen e SPAK.