Dëshira e madhe është një trajner italian, por sigurisht që mundësitë për të zgjedhur pasuesin e Xhani De Biazit janë të mëdha. Mediat italiane raportojnë se ka edhe emra të tjerë, të cilët janë kandidatë potencialë për të marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare. Në listën e gjatë shtohen emra si Delio Rosi, Kristian Panuçi, Martin Shmid dhe Sami Hipia.
Dy italianë të tjerë, që kanë karrierë të shkëlqyer dhe kanë drejtuar skuadra me emër në futbollin italian. Delio Rosi është një nga trajnerët që, për vite me radhë, ka qenë pjesë e elitës në Serinë A duke qenë në krye të Lacios, Sampdorias, Bolonjës, Xhenoas dhe Fiorentinës.Një trajner, i cili është i zoti nga ana taktike, por mbi të gjitha mbështetet te forca e grupit. Më shumë sesa për rezultatet e arritura në fushë, ai u bë i famshëm pas një sherri që pati me sulmuesin Adem Ljajiç, në kohën kur të dy ishin pjesë e Fiorentinës. Delio Rosi e zëvendësoi sulmuesin dhe ky i fundit e ofendoi, por mori grushte fytyrës.
Një trajner me dorë të hekurt që mund t’i bëjë punë Shqipërisë. Kristian Panuçi gjithashtu shihet si alternativë. Ish-ndihmëstrajneri i Rusisë disa vite më parë mori eksperiencën e duhur në Serinë B me Livornon dhe tani është gati për sfidë.
Martin Shmid dhe Sami Hipia janë dy trajnerët e tjerë që konsiderohen si alternativa serioze për stolin kuqezi. I pari është zviceran dhe ka drejtuar për dy vite skuadrën e Maincit në Gjermani, ndërsa i dyti është një nga lojtarët më të mëdhenj të historisë së Liverpulit.
Mbrojtësi i famshëm finlandez ka drejtuar skuadra të mëdha si Bajer Leverkuseni dhe Zyrihu. Prioriteti nuk ka ndryshuar për FSHF-në, e cila është e fiksuar tek italianët, por sigurisht rrugës mund të ndryshojë mendje.
KANDIDATËT
VALTER ZENGA
ALBERTO ZAKERONI
KLARENS SEDORF
XHANKARLO KAMOLEZE
FILIPO INZAGI
ROBERTO KARLOS
BORTOLO MUTI
DELIO ROSI
MARTIN SHMID
KRISTIAN PANUÇI
SAMI HIPI