Juventusi po përgatitet për sezonin e ri ku do të kërkojë trofe nën drejtimin e Tiago Motës. Por “Zonja e Vjetër” ka nevojë për një ose dy krahë sulmues, qendërmbrojtës dhe lojtarin e gjithanshëm në mesfushë.

Siç raporton Gazzetta dello sport, drejtori sportiv Kristiano Xhuntoli pëlqen sulmuesin e Kombëtares kuqezi, Armando Broja.

Dëshira e Juventusit do të ishte që ta merrte Brojën në formë huazimi, por Çelsi do ta linte sulmuesin të largohej vetëm në mënyrë të përhershme. Megjithatë, deri tani nuk ka mbërritur asnjë ofertë për të kënaqur dëshirat e londinezëve.

Nga karakteristikat e tij, Broja është zëvendësuesi ideal i Vlahoviçit.