Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot ne Kishinau shansin e saj për të marrë pjesë në EURO 2024, pasi i mjafton një pikë për të prerë biletën për një turne të tillë të rëndësishëm për herën e dytë në histori.

Por njëkohësisht, kuqezinjtë luajnë edhe për dy rekorde që mund t’i arrijnë që sot.

I pari është ai i numri të fitoreve në kualifikueset e një Europiani. Asnjëherë më parë Shqipëria nuk ka bërë më shumë se 4 suksese në një edicion, shifër te e cila është ndalur në të dy edicionet e fundit në kualifikuese, si në atë 2016 ashtu edhe në 2020.

Aktualisht kuqezinjtë kanë 4 fitore në grup dhe e 5-ta do të shënonte rekordin e ri të kësaj Kombëtareje.

Gjithashtu, Shqipëria është në ndjekje të rekordit për numrin më të lartë të pikëve në një turne kualifikues për Europianin.

Kuqezinjtë kanë 13 pikë, pa aq sa arriti skuadra në edicionin e kaluar me 10 ndeshje të luajtura, teksa kanë vetëm 1 pikë më pak se sa rekordi i 14 pikëve me të cilën mbyllen kualifikueset në Euro 2016, ku siguruan pjesëmarrjen në fazën finale të turneut.