Cristiano Ronaldo tek Juventus është tema e ditës. Një ëndërr që dukej e pabesueshme po kthehet shumë shpejt në realitet. Në fakt, nuk do të ishte blerja e parë “e pamundur” e Juventus në merkato. Shembulli i fundit ka qenë pagesa e klauzolës së Gonzalo Higuain, i marrë nga Napoli në verën e 2016-ës. Ato 90 milionë përfaqësojnë blerjen më të shtrenjtë të realizuar në historinë e bardhezinjve. bashkë me të janë marrë, Miralem Pjanic (40 milionë euro), Medhi Benatia, Dani Alves, Juan Cuadrado dhe Marko Pjaca.

Jo rastësisht, Juventus arriti deri në finalen e Champions League, ku u mund nga Real Madrid.Vera e 2016-s sfidon atë të 2001-it, që ka revolucionarizuar historinë e bardhezinjve në fillim të shekullit. Është larguar Zinedine Zidane, me shitjen rekord te Real Madrid, dhe janë marrë Gianluigi Buffon me Lilian Thuram nga Parma, Pavel Nedved nga Lazio, përveç Nicola Amoruso, Enzo Maresca, Marcelo Salas, Marcelo Zalayeta dhe Cristian Zenoni. Dy vite me vonë, Juventus ka shkuar përsëri në finalen e Champions League, e mundur nga Milan në natën e makthit të Mançesterit.

Nuk janë shembujt e vetëm të historisë bardhezi. Nga Michel Platini dhe Zibi Boniek në 1982-in, te John Chalres dhe Omar Sivori në 1957-n, Juventus është mësuar me merkaton ëndrrash.Në rast se Emre Can, i marrë me kosto zero nga Liverpool, dhe Joao Cancelo, i marrë për 40 milionë euro nga Valencia, nuk kanë mjaftuar, tani vjen ëndrra Ronaldo.

Nga Spanja kanë lëshuar bombën e merkaton: 30 milionë euro në sezon për katër vite, me kusht që Real Madrid të ulë ndjeshëm klauzolën e çmendur për prishjen e kontratës, e cila është 1 miliard euro. Më pas do të jetë vendimtare dëshira e lojtarit, me të cilin Juventus do të kërkojë të thyejë një mallkim me emrin Champions League.