Kur mendohej se i kishim parë të gjitha nga drama e largimit të shqiptarëve me gomone në drejtim të Britanisë së Madhe, tabloidi vendas DailyMail na ka surprizuar sot me një foto nga momenti kur azilkërkuesit zbresin nga një varkë e Marinës.

Teksa në TikTok shihen gomone të mbushura plot e përplot me djem e vajza që largohen dhe “oferta” për çmimet e kalimit ilegal, në këtë foto shihet një e moshuar, e cila me shumë mundësi mund të jetë shqiptare.

Drama e shqiptarëve/ Jo vetëm të rinjtë, Ramës po i

Këtë të lë të kuptosh veshja e zonjës në fjalë, e cila mban mbi kokë një shami të bardhë dhe një fund të shoqëruar me pantallona. Kjo veshje është pjesë e traditës së folklorit shqiptar dhe kryesisht përdoret në qarqet e veriut të vendit, si Kukësi, Lezha apo Dibra.

“Look-u” është tipik i një gjysheje shqiptare, e cila mesa duket ka ndërmarrë rrugën e rrezikshme për të kaluar “La Manshin” me gomone, në mënyrë që të takohet me fëmijët apo të afërmit e saj.

Ndërkohë, në artikullin që shoqërohet me këtë foto, media angleze nënvizon se qeveria britanike po shpenzon pothuajse 7 milionë paund në ditë për strehimin e azilkërkuesve në hotele dhe kostoja mund të vazhdojë të rritet.

Shuma totale prej 6.8 milion paund është mbi 2 milion £ më shumë sesa qeveria tha se po shpenzonte në shkurt.

Sakaq, pronarëve të shtëpive u kërkohet të pranojnë emigrantë pasi qendrat e azilit arrijnë kapacitetin dhe fatura kolektive e hoteleve arrin 2.4 miliardë paund në vit.

Kontraktori privat “Serco” u ofron qiradhënësve potencialë kostot e qirasë dhe mirëmbajtjes deri në pesë vjet, si dhe mbulon taksat dhe faturat e këshillit të qiramarrësve.

Serco ka thënë se do të marrë në konsideratë të gjitha llojet e pronave në Midlands Veri-Perëndimor dhe Lindor të Anglisë duke përfshirë pronat boshe, shtëpitë e dyta, shtëpitë e kujdesit dhe strehimoret e studentëve.

Këto lajme vijnë pasi shifrat e fundit tregojnë se Home Office arriti të përpunojë vetëm 4% të kërkesave për azil nga njerëzit që kaluan Kanalin vitin e kaluar, ndërsa një rekord prej 38,000 personash kanë mbërritur me gomone deri më tani në 2022.