SHBA, 9 shtator 2014 – Pas shumë vitesh që është përfolur, Apple ka prezantuar edhe orën e parë, të quajtur "Apple Watch".

Ndersa pronari i kompanisë, Tim Cook ka përfunduar prezantimin e iPhone 6 dhe 6 Plus, ai ka thënë:

"Nuk kemi përfunduar ende. Kemi edhe një gjë".

Ora Apple ka edhe version e iOS 8.

"Ne pëlqejmë që teknologjinë ta bëjmë sa më shumë personale dhe t'i lejojmë përdoruesit tonë që ata të kenë gjëra që kurrë nuk i kanë imagjinuar. Kemi punuar shumë për të nxjerrë edhe këtë produkt", ka thënë ai. 

iPhone 6 dhe 6 Plus, prezantohen në sallën ku Steve Jobs 30 vjet më parë prezantoi Mac'un

Apple ka sjellur iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.

Lancimi i serisë më të re të iPhone ishte nje ngjarje e madhe ne qytetin e teknologjise, ne Cupertino te Kalifornise.

iPhone 6 është prezantuar nga pronari i kompanisë, Tim Cook.

Kjo seri është prezantuar në vendin e njëjtë ku Steve Jobs na kishte ofruar pamjen e parë të Mac, tri dekada më parë. 

Ashtu siç është pritur, iPhone 6 ka një ekran më të madh se iPhone 5s dhe vjen në dy madhësi.

Versioni më i vogël do të quhet iPhone 6 derisa versioni më i madh quhet iPhone 6 Plus.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/