Koha nuk premton, ndaj Teuta është e gjitha e përqendruar te Tirana. Durrsakët duan të jenë gati për të dielën, ditë kur do të luhet edhe finalja e Kupës së Shqipërisë.

FSHF-ja ka zgjedhur “Air Albanian” për ta zhvilluar këtë supersfidë, e cila do të shtojë në arkat e fitueses edhe 50 milionë lekë të vjetër.

Nëse kryeqytetasit duan “bis”, skuadra e Edi Martinit kërkon që ta mbyllë me trofe këtë edicion, që përkon edhe me 100-vjetorin e klubit.