Anaidi e Rikja fillojne të bisedojnë me njëri-tjetrin, teksa qëndrojnë të dy në dhomën e ndenjes. Ajo fillon t’i tregojë atij për simpatitë ndaj banorëve, ku ndër të tjerë përmend edhe Shpendin, për të cilin thotë se i duket shumë i shkathët. Te njejtin mendim ka edhe Anaidi, i cili i tregon lidhur me nje biznes qe ka Shpendi, te cilin kerkon qe ta hape edhe ai ne Shqiperi, por per me gjate do t’i tregoje kur te dalin nga shtepia.
E keshtu fillojne te flasin se si mund te jene ne te vertete ne jeten jashte. “Ke per te pare qe do te jem me i miri nga te gjithe jashte, pa provokime e gjera te tjera”, i thote Anaidi, ndersa Rikja ia kthen me te qeshur: “Kam per te te hedhur ndonje karrige ne koke kur te dalim”, duke e gjykuar per menyren se si eshte duke u sjelle me banoret brenda ne shtepi.
Me pas ai ulet e fillon te diskutoje me te lidhur me debatet qe ka bere me banoret, duke fajesuar edhe banoret e tjere e sidomos Elonen, duke rifilluar keshtu te flase serish per te. Ai tregon se ka pasur nje marredhenie shume te mire me te ne fillim, por nuk ka qene ai shkaku i perkeqesimit te raportit mes tyre.
Ne fund te diskutimit, Rikja i thote se mendon qe ai eshte njeri shume i mire jashte kesaj shtepie, por ketu perfshihet ne situatat mes banoreve pa logjikuar se si mund te duket nga publiku jashte dhe kjo gje e ben qe te duket njeri i keq. “Ti merr kot”, i thote Rikja, duke theksuar se ka bindjen qe ai eshte njeri pozitiv jashte shtepise.
Ndersa Elena e Joana shkojne ne dhomen e gjumit, ku bejne thashetheme me njera-tjetres, si edhe flasin per Riken dhe afrimitetin e saj me Anaidin, te cilin Joana e gjykon. Ajo ndihet shume xheloze per Riken. Ajo tashme duket shume e merzitur me Anaidin qe i jep rendesi Rikes, duke qendruar afer saj. “Gjerat qe me thote te mos i bej une, i ben vete”, shprehet Joana, duke thene se ka per t’ia thene te gjitha keto Anaidit.
Joana i ka rrëfyer Elenës, shqetësimin e saj në lidhje me Riken, të cilin e sheh tashmë më të afruar me Anaidin.
Joana ndihet xheloze për këtë fakt, por Elena mundohet ta qetësojë, duke i thënë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi Rikja rri edhe afër Shpendit e djemve të tjerë.
“E tërheq ajo atë”, thotë Joana, duke hamendësuar për një pëlqyeshmëri të Anaidit kundrejt Rikes.
Ndërsa Elena vazhdon ta qetësojë gjatë gjithë kohës.
Loja e Ilirit, Edberi zgjohet i lyer me miell
Në shtëpi si çdo mëngjes ndizen dritat dhe vendoset muzika. Banorët vazhdojnë të flenë edhe pse tashmë ka ardhur koha që ata të zgjohen. Sot i pari zgjohet Iliri e pas tij Elona, Eldora, Shpendi dhe banorë të tjerë pas tyre. dje ishte Shpendi ai që i zgjoi banorët duke luajtur me ta, ndërsa sot Iliri vendos që t’i bëjë një lojë Edberit.
Pasi çohet Iliri shkon në kuzhinë merr miell dhe fillon që të lyejë krevatin e Edberit. Ai hedh miell gjithandej, madje edhe poshtë çarçafëve, por Edberi nuk ndjen asgjë dhe vazhdon të flejë. Pasi përfundon së hedhuri miellin, Iliri shkon pranë shtratit të Shpendit dhe i tregon atij për lojën q i ka bërë Edberit. Gjatë kësaj kohë edhe vajzat që ndodhen në atë dhomë zgjohen dhe fillojnë të diskutojnë për lojën e Ilirit. Eldora thotë “sa gjynah, si nuk ndjen asgjë”, ndërsa Elona thotë “nuk iki nga dhoma pa parë Edin kur të zgjohet”. Kështu në dhomë të gjithë janë zgjuar dhe presin që të zgjohet Edberi.
Edberi vazhdon të flejë, ndërsa Iliri shkon herë pas herë pranë Edberit për t’u siguruar që rrengu i tij do të funksionojë.
Pas disa minutash Iliri, Eldora dhe Elona dalin nga dhoma dhe Edberi fillon të zgjohet. Teksa sheh veten të lyer me miell, Edberi çohet për të parë se cili prej banorëve ia ka bërë këtë lojë, por sheh vetëm Shpendin që bën sikur fle. Edberi duket i nevrikosur kur i thotë Shpendit “O Shpend kush ma hodhi miellin mua”.
Shpendi fillimisht nuk i përgjigjet, por nuk mban do të qeshurën dhe teksa sheh Edberin me një pamje qesharakë, vazhdon të qeshë me të madhe dhe të mos i kthejë përgjigje për atë që bëri lojën.
Edberi nga ana tjetër fillon të qeshë edhe vetë teksa sheh veten në pasqyrë. Ai i lutet Shpendit që t’i tregojë se kush ia hodhi miellin, por Shpendi mes të qeshurave të vazhdueshme i thotë “nuk e di”. Pak minuta më vonë në dhomë vjen Iliri i cili i tregon Edberit se lojën e bëri ai dhe pas tij vijnë edhe Elona e Eldora.





