Me thirrjen për t’i kthyer sytë nga atletika, Joana Hazisllari, rrëfen për “DurrësLajm” sfidat e të bërit sport në qytet. Për të, mbi një dekadë dedikuar atletikës ka qenë e vështirë, por plot vullnet për të gdhendur emrin në këtë disiplinë.

Në garën e fundit në Stamboll, rezultatet kanë qenë premtuese, por Joana synon edhe më shumë.

Trajnerja e saj është Merushe Mema, por ndërsa bashkëpunojnë prej kaq vitesh, zysha nuk është më vetëm një udhëheqëse fizike, por edhe shpirtërore.

Për trajneren Mema, institucionet duhet të bëjnë punën e tyre për të ndihmuar këtë sport, ndërsa është e trishtueshme të kuptosh se si edhe pas kaq kohësh, mbështetja më e madhe financiare për Joanën është familja.

Me datë 9 maj, Kupa e Shqipërisë është sfida më e afërt, por ne besojmë se ajo do ta nderoj qytetin edhe në gara të tjera ndërkombëtare.