Joao Felix bëri gjithçka për t’u transferuar te Barcelona në merkaton e verës dhe dëshira e tij u realizua nga Atletico Madrid.

Sulmuesi pranoi një ulje të konsiderueshme të pagës për t’u bashkuar me katalanasit dhe është kthyer menjëherë protagonist.

Felix ka zbuluar përse zgjodhi kalimin në “Camp Nou” dhe çfarë nuk funksionoi me trajnerin Diego Simeone tek Atletico.

“Isha i bindur se ky ishte vendi ideal për mua, por nuk e prisja ta filloja kaq mirë me Barcelonën. Shpresoj të vazhdoj kështu. Më duhej të ndryshoja, të shkoja në një vend ku të luaja futbollin që dua dhe që bëj më së miri. Më është dashur të heq dorë nga shumë para, por ia vlente sakrifica. Tek Atletico, si dhe tek Chelsea, unë nuk u ndjeva mirë, nuk u përshtata me idetë e klubit dhe trajnerëve. U përpoqa të bëja më të mirën time, por këtu në Barcelonë është një gjë krejtësisht ndryshe. Xavi më tha që ditën e parë të luaja për t’u argëtuar dhe këtë po përpiqem të bëj”, tha Joao Felix.