Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden mundi presidentin në detyrë Donald Trump, duke i dhënë fund ditëve të pritjes.
Menjëherë shumë urime kanë ardhur nga figura të njohura politike. Sakaq ka ardhur edhe urimi i Kryetarit të PD, Lulzim Basha i cili i ka uruar fitoren Joe Biden.
“Urimet e mia më të ngrohta për Joe Biden në zgjedhjen e tij si President i ri i SHBA. Shqipëria dhe shqiptarët janë krenarë për miqësinë dhe aleancën tonë Unë dhe Partia Demokratike Shqipëri shpresojmë të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë amerikanë për të forcuar vlerat dhe zotimet tona të përbashkëta”, shkruan Basha.
Biden fitoi shtetin vendimtar Pennsylvania dhe kështu tejkaloi shifrën prej 270 delegatësh të nevojshëm të Kolegjit Zgjedhor për të fituar zgjedhjet.





