Është punë e kryer, Joe Hart mund të konsiderohet portieri i ri i Torinos. Orët e fundit edhe Manchester City ka hapur dritën jeshile për portierin që shkon në Torino me formulën e huazimit. Hoe Hart ju dha leja për të lënë grumbullimin me Anglinë në mënyrë që të kompletojë transferimin. 29 vjecari i bëri të ditur Cityt se dëshironte të shkonte të Torino pas shuarjes së interesit nga ana e Sunderland. Klubi italian dërgoi një jet privat për ta marrë portierin me Torinon që do të paguajë 55 paund në javë nga paga e tij, që në total është 135 mijë paund në javë. Portierit i mbetet të kryejë vizitat mjekësore në Torino, skuadër që e zgjodhi pavarësisht se për të interesohej edhe Napoli. Me të gjithë klubet kryesorë të Europës që i kanë të stabilizuara rolet për sa i përket portës Hart i kishte mbetej zgjedhja për të shkuar në një klub më pak të famshëm ose të qëndronte te Manchester City ku i duhej të luftonte për vendin, me blerjen e re Claudio Bravo dhe Willy Caballeron. Trajneri i Anglisë i dha lojtarit 48 orë kohë për të kompletuar detajet e fundit të transferimit para se të bashkohet me skuadrën kombëtare për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Sllovakisë që është në program të dielën. Me Guardiolën që e zbriti në vendin e tretë të hierarikisë së portierëve Hart i duhej një skuadër e re ku të ringrihej edhe për të mos humbur vendin e titullarit në Kombëtare dhe në këtë mënyrë Italia u kthye në një destinacion të pëlqyer për portierin.





