DURRËS, 2 tetor 2014 – Në çdo familje fëmijët janë bekimi më i madh. S’kish si të ndodhte ndryshe dhe për çiftin e show-biz shqiptar Mamaqi-Toska. Djali i tyre i vetëm Joel ka mbushur 1 vjeç. Fillimisht datëlindja u bë publike nga vetë Ermali përmes rrjetit social facebook. Më pas dhe këngëtarja e mirënjohur dhe prezantuesja aktuale e “Portokalli”, Eneda Tarifa u shpreh në "Instagram" rreth festës së organizuar nga mami Ami dhe babi Ermali. S’na mbetet tjetër veçse t’i urojmë edhe 100 vite të tjera bukuroshit të vogël”.

 /g.r.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/