18 janar 2015 –  Yoga është një formë meditimi dhe aktiviteti fizik, që ju ndihmon në rritjen e elasticitetit të trupit, përmirësimit të frymëmarrjes, minimizon stresin dhe ndikon pozitivisht shëndetin në përgjithësi (fizik & mendor).

Yoga e ka origjinën nga India, para qindra vitesh. Ajo bazohet në konceptin që “Trupi dhe mendja janë një e vetme”. Kështu ajo ndikon në shëndetin e përgjithshëm duke zvogëluar stresin e duke qetësuar shpirtin. Traktati i parë i jogës para 5000 vjetësh thotë: Meditimi fillon aty kur ndalon veprimtaria e të menduarit".

Tipi më i përdorur i Yogës eshte Hatha Yoga, që përfshin ushtrime për frymëmarrjen dhe ushtrime fizike. Këto të fundit janë më saktësisht stretching, në forma e postura të ndryshme.

Edhe pse ka disa tipe Yoga-sh, të gjitha kanë një synim të përbashkët, jo vetëm përmirësimin e shëndetit mendor dhe fizik, por edhe arritjen e një “uniteti” të shpirtit dhe trupit.

  • Ku ndikon Yoga?

  • Ndikon në hormone

Praktikimi i Yoga-s, ul nivelet e hormoneve të dopaminës, epinefrinës dhe norepinefrinës, duke krijuar ndjesinë e qetësisë. Gjithashtu nxit hormonin e oksitocinës, që lidhet me besimin dhe stimën për veten.

  • Përqendrimi dhe humori

Eshtë vërtetuar shkencërisht që Yoga përveç rritjes së përqendrimit ndikon edhe në humorin e mirë. Praktikantë të saj kanë pohuar që ndjehen më të lumtur pas orëve të Yoga-s.  Së fundmi janë hedhur hipoteza që efektet pozitive mund të jenë edhe për depresionin, duke rritur nivelin e oksigjenit në tru. Yoga është shkencë e jetës me funksion shërues.

  • Benefitet për zemrën

Eshtë vërtetuar që Yoga ndikon në uljen e presionit të gjakut dhe normalizimin e rrahjeve të zemrës. Rrjedhimisht rreziku për sëmundje të zemrës është më i ulët. Ajo rekomandohet nga mjekët më të mirë në mbarë botën, kombinuar dhe me një dietë të shëndetshme për të shmangur ndërhyrjet kirurgjikale. Të mirat e saj vihen re edhe në uljen e nivelit të kolesterolit e të yndyrave.

  • Sëmundje të tjera

Yoga ka filluar të përdoret edhe si terapi e veçantë IYT (integrative yoga therapy). Përdoret në lehtësimin e simptomave të astmës, dhembjeve të shpinës dhe artritit. Ndihmon edhe ata që vuajnë nga pagjumësia dhe skleroza.

  • Benefite të tjera

Yoga ndikon në memorien e mësimit

Ngadalëson procesin e plakjes

Rrit vetëvlerësimin

Rrit nivelin e energjive

Ndihmon në dobësim

Përmirëson marrëdhëniet midis partnerëve dhe midis kolegëve të punës

A ka efekte anësore Yoga?

Jo, Yoga është e sigurtë dhe e shëndetshme. Por, nëse jeni duke u trajtuar me medikamente, bëjani të ditur mjekut tuaj që praktikoni Yoga për të pasur një kombinim sa më efektiv brenda dy javëve.

 

 

Kujdes : Praktikoni Yoga vetëm me profesionistë, sepse si çdo lloj aktiviteti fizik, mund t'ju shkaktojë tërheqje apo ndrydhje të muskujve.

/red. g.b. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/