Në një komunikim virtual mesditën e sotme nga shtëpia e tij në Surrel, kryeministri Edi Rama teksa foli për masat e reja ë marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend, ndau me qytetarët edhe një “sekret”, se si e kalon kohën gjatë qëndrimit mbyllur në shtëpi.
Kreu i qeverisë tha se joga e ndihmon për rregullimin e frymëmarrjes, ndërsa ushqehet dy herë në ditë me 16 orë agjërim.
“Sa më shumë të durosh, aq më pak të plagosur dhe viktima do të numërosh në javë, dhe largqoftë për ne, edhe në ditë. Prandaj miq, durim, durim, durim! Dhe meqë po rrijmë të tërë nëpër shtëpi dhe po luftojmë secili me ato zakonet e jetës së përditshme duke ngrënë veten për të mos bërë gjërat që jemi mësuar të bëjmë, duke u përpjekur të përfitojmë edhe pozitivisht nga disa të mira të kësaj të keqeje të madhe, po ju tregoj një nga gjërat që po bëj unë. Ushtrime frymëmarrjeje joga të thjeshta dhe ushqim vetëm në harkun e 8 orëve. Dy vakte me 16 orë agjërim. E kam me provë që është super për trupin dhe për mendjen. Kush të dojë në shtëpi jemi, le ta provojë dhe do më japë të drejtë.” tha ai.





