Spanjë, 10 maj 2014 – Janë fjalë të hidhura e të rënda, që peshojnë edhe më shumë sidomos kur vijnë nga një figurë legjendare e historisë së Barcelonës. Eliminimi nga Kupa dhe Championsi kanë qënë piku negativ i një sezoni me luhatje të ndjeshme për blaugranat.
I ftuar në një event promovues bashkë me Hristo Stoichkov, Johan Cruyff hoqi dorashkat dhe nuk hezitoi të lëshojë fjalë qortuese, që adresë direkte kanë hierarkinë e klubit.
“Fundi i ciklit është vetëm një justifikim, kur nuk e di se çfarë nuk po funksionon. Normalisht, nëse merr vesh nga futbolli, duhet të dish përse gjërat po ecnin më parë, ndërsa tani jo”.
Ish lojtari dhe ish trajneri i katalanasve u pyet më tej të japë një opinion edhe për prologun e këtij sezoni të paparashikueshëm në Spanjë.
Nuk mendoj se Reali i Madridit do t’i fitojë të tre titujt. Eshtë Atletico që e meriton më shumë nga të gjithë trofeun e La Ligas, por edhe nëse humbet, gjithsesi ka bërë një kampionat të jashtëzakonshëm”,- tha Cruyff.
Stoichkov nga ana e tij me parashikimin që dha u përpoq t’i kënaqë të gjitha palët. Për ish sulmuesin gjithçka mund të ndodhë, por meqë Reali ka siguruar Kupën e Mbretit, do të ishte e drejtë që Barcelona të fitonte kampionatin dhe Atletico të triumfonte në Champions.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





