Regjisori John Landis sjell në një version 3D këngën  “Thriller” të mbretit të pop-it Michael Jackon, në festivalin e Filmit të Venecias.

“Thriller” do të shfaqet së bashku me një dokumentar të prapaskenave që asnjëherë nuk janë shfaqur në kinema më pare, si një shanc për të festuar jetën dhe talentin e këngëtarit me famë botërore.

“Versioni 3D është një mundësi për të përmirësuar pamjet, tingujt dhe sidomos lëvizjet e kërcimit që e bënë Michael Jackson kaq të famshëm .”

Landis u shpreh se vdekja e tij në vitin 2009 ishte një tragjedi për familjen e tij, miqtë dhe mbarë botën.

“Në të vërtetë interpretuesit e mëdhenj janë të rrallë dhe ai ishte i shkëlqyer, si edhe një figurë tragjike, mendoj. Isha e tmerruar kur mora vesh lajmin dhe unë jam ende i mërzitur për këtë.”

Nuk dihet se kur apo ku do të dalë “Triller 3D”.