23 shkurt 2015 – Nuk ka asnjë dyshim që ajo dukej mahnitëse me fustanin ngjyrë smerald. Megjithatë Scarlett Johansson është ndjerë tejet e befasuar nga një admirues mbrëmjen e së dielës. Aktorja 30 – vjeçare gjatë kohës që po pozonte për fotot e Academy Awards në tapetin e kuq, është befasur nga puthja e papritur e aktorit 61 – vjeçar John Travolta. Biondja bukuroshe është ndjerë në siklet, pasi Travolta vendosi duart në belin e saj.
Shkëmbimi mes tyre ka ardhur saktësisht një vit, pasi aktori Travolta bëri bujë me gabimin e tij duke u paraqitur në Academy Awords 2014, ku ngatërroi emrin e të ftuarës për t’u ngjitur në skenë.





