Aktori i famshëm Johnny Depp ndihet vërtet një burrë i vetmuar, që pas ndarjes tragjike nga Amber Heard. Miqtë e tij të ngushtë janë shprehur se ai po i lutet ish partneres së tij, me të cilën është ndarë para 5 vitesh, Vanessa Paradis, duke i kërkuar të rikthehet në jetën e tij pasi tashmë e ka kuptuar se ajo është femra e ideale për të. 54- vjeçari është shprehur edhe më parë se Vanessa është e vetmja femër, e cila edhe pas ndarjes nuk e ka braktisur kurrë, dhe kjo e bën atë femrën e duhur për tipin e tij të vështirë.

“E kush do ta mendonte se do të vinte një ditë që rebeli Johnny do t’i ulej në gjunjë dhe do t’i lutej Vanessës që të rikthehen sërish bashkë pas 5 vitesh të ndarë?! Ai është i mahnitur pas saj dhe është i gatshëm të bëjë çdo gjë për ta rifituar sërish”, u shprehën miqtë e tij për “AceShowbiz”. Por nëse këngëtarja do e vendosë dorën në zemër ose jo këtë herë kjo mbetet për t’u parë.