Johnny Depp po i rikthehet aktrimit.
Të mërkurën, WhyNotProductions dhe France Télévisions zbuluan pamjen e tyre të parë të aktorit si Mbreti Louis XV në dramën e ardhshme, Jeanne du Barry, me regji të regjisores franceze, Maïwenn.
Filmi ndjek historinë e zonjës së fundit të Mbretit të Francës, Jeanne du Barry, e cila lindi në varfëri, por arriti të ngjitej në shkallët shoqërore duke përdorur inteligjencën e saj për t’u bërë shoqëruesja e preferuar e Louis XV, sipas Deadline.
Maïwenn, 46, do të luajë vetë personazhin kryesor së bashku me Depp, 59, sipas medias.
Xhirimet për produksionin filluan muajin e kaluar në shumë vende në Francë, duke përfshirë Versajën dhe Parisin.Në film do të luajnë gjithashtu Benjamin Lavernhe, Pierre Richard, Melvil Poupaud, Noémie Lvovsky, Pascal Greggory dhe India Hair.
Projekti do të jetë filmi i parë artistik për aktorin pas tre vitesh dhe vjen pas fitores së tij në gjyqin e shpifjes kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard, në të cilën juria e shpërbleu atë me 15 milionë dollarë dëmshpërblim.
🎬FIRST official image of Johnny Depp as King Louis XV in the upcoming french movie: Jeanne Du Barry
— Sienna (@winonasrider) August 10, 2022
WhyNotProduction and France Télévisions are producing while WildBunchInternational and Le Pacte will distribute.
In theatre in 2023 + exclusive release on Netflix France in 2024. pic.twitter.com/WT1EhxSlAs