Pavarësisht nga milionat e fituara gjatë karrierës së tij, Johnny Depp shumë shpejt mund të mbetet trokë. Dhe i gjithë faji është i jetës superluksoze që ka bërë sidomos 20 vitet e fundit.

Sipas dy -ish kontabilistëve amerikanë të “Mandel Company” Joel dhe Robert Mandel, aktori amerikan shpenzon 2 milionë dollarë në muaj dhe të bësh një gjë të tillë është sëmundje.

“Ai ka nevojë të vizitohet nga një mjek, për më shumë se 20 vjet aktori ka shpenzuar 2 milionë dollarë në muaj duke përfshirë avionë privat, jahte, rezidenca përrallorë, verë nga më të mirat dhe deri tek blerja e një kështjelle në Francë.

Nuk është normale të bësh një jetë të tillë”– deklarojnë dy ish-kontabilistët. Sidomos vitin e fundit, shpenzimet kanë qenë shumë të mëdha, përfshirë dhe divorcin me Amber Heard, nga i cili humbi shtatë milionë dollarë.