11 mars 2015 – Johnny Depp është kthyer në Los Angelos, pasi u plagos në dorën e tij të majtë gjatë kohës që ndodhej në Australi për xhirimet e pjesës së fundit të filmit “Piratët e Karaibeve”.

Aktori 51-vjeçar është rikthyer menjëherë për mjekime më të kujdesshme sipas një burimi të “Daily Mail Australia”-s.

Johnny Depp nuk ishtë në rol gjatë kohës që u dëmtua  dhe ende nuk është bërë e ditur se si ka ndodhur plagosja e tij. Producentët e filmit theksojnë se rrethanat e plagosjes janë ende mister. Depp do të jetë në vëzhgimin e mjekëve për rreth dy javë, ndërkohë që filmi do të vijojë me xhirimin e skenave të tjera.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/