16 nëntor 2014 – Aktori 51-vjeçar Johnny Depp ka surprizuar mediat me daljen e tij të fundit në skenë. Ai është shfaqur në “Hollywood Film Awards 2014” në gjendje të dehur. Teksa bënte prezantimin e dokumentarit të Shep Gordon ai harronte shpeshherë përse ishte ngjitur në skenë, duke komentuar çdo gjë tjetër përveç dokuementarit.

Batutat e tij ishin ndryshe nga se janë gjithmonë, aq sa edhe fansat filluan të reagonin menjëherë. Në postimet e tyre në rrjetet sociale, ata shkruanin se Depp ka humbur mendjen e nuk duhej lënë të dilte në skenë në atë gjendje. Ata thane se Depp dukej si kapiteni Jack Sparrow në jetën reale.