20 janar 2015 –  Johnny Depp ka ritakuar ish – bosin e kokainës George Jung, i cili ka qenë edhe inspirimi për filmin e tij në 2001, “Blow”. Aktori Depp e ka ftuar 72 – vjeçarin Jung në apartamentin e tij në Los Angeles, ku sëbashku me partneren Amber Heard kanë kaluar disa orë duke biseduar, diskutuar për libra dhe histori të jetës së tyre. Kjo është hera e dytë që Depp takon Geroge Jung. E para ka qenë në 2001, përpara se filmi për jetën e këtij të fundit të niste xhirimet.

George Jung i njohur me nofkë “Boston George” ka qenë një prej njerëzve më të rëndësishëm në tregtinë e kokainës në SHBA gjatë viteve ’70 – ’80. Ai u arrestua në 1994 pasi u kap nga policia me 1754 paund kokainë në Kansas. Ai kreu dënimin për 20 vite dhe u lirua në qershor 2014.