Boris Johnson e konsideron një mundësi realiste sugjerimin e inteligjencën se bombardimet ruse në Ukrainë mund të vazhdojnë deri në fund të vitit të ardhshëm.

“Putin ka një ushtri të madhe. Ai gjendet në një pozicion shumë të vështirë politik, sepse ka bërë një gabim katastrofik. E vetmja mundësi që ka tani vërtetë është të vazhdojë të përpiqet të përdorë qasjen e tij të tmerrshme, të udhëhequr nga artileria, duke u përpjekur të shkatërrojë ukrainasit.”

Kryeministri i Britanisë së Madhe shton se pavarësisht epërsisë ushtarake që mund të sjellë gjatë muajve të ardhshëm, “Putin nuk do të jetë në gjendje të pushtojë frymën e popullit ukrainas”.