Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është martuar me të fejuarën e tij Carrie Symonds në një ceremoni sekrete këtë mëngjes.
Mediat britanike raportojnë se Johnson dhe 33-vjeçarja Symonds shkëmbyen kurorat në një ceremoni në Kishën Katolike të Westminster.
Johnson është kryeministri i parë që martohet gjatë detyrës, që prej prej vitit 1822, kur Lord Liverpool u martua me Mary Chester.
Dasma vjen vetëm 6 ditë pasi çifti i dërgoi kartolina rrethit të ngushtë të miqve dhe të afërmve ku i kërkonin që ditën e shtunë ta kishin të lirë, pasi do të mbahej një ceremoni dasme.





