Jola Hysaj, sekretare e Marrëdhënieve Publike në PD, ka publikuar në rrjete sociale denoncimin e një qytetari lidhur me fazën e dytë të projektit të shëtitores bregdetare, në plazhin e Durrësit.
Në mesazhin që e shoqëron edhe me video nga bregu i detit, qytetari denoncon faktin se leshteriku po mbulohet me rërë në vend që të pastrohet, ndërsa projekti po zbatohet pa u konsultuar me bizneset e zonës.
“Ndodhem pikërisht në atë që quhet Stacioni Teuta në Plazh, ku po bëhen punimet për pjesën e dytë të shëtitores në ketë zonë. Një telefonatë nga një qytetar i cili ishte tejet i shqetësuar për faktin se leshteriku në vend që të pastrohet , po mbulohet me rërë për të mbushur pjesën e plazhit. Ku më tej shpreh shqetësimin se projekti I ri është bërë pa dëgjesa me bizneset e kësaj zone dhe një pjesë e këtij projekti bie ndesh me nevojat e bizneseve të vijës bregdetare në Durrës.“,- shkruan Hysaj në postimin e saj.





