Kryetarja e shumëpërfolur e FRESSH-it, Joleza Koka, ka sulmuar gazetën “Panorama”, pasi sipas saj, gazetarët, të cilët i fut ironikisht edhe në thonjëza, i tregojnë lajmet sipas dëshirës së tyre.
Kritikat e Jolezës nuk kanë të bëjnë me ndonjë lajm ku ajo është protagoniste, por për një shkrim mbi zgjedhjet në Amerikë.
“Që këtu lajmet i tregojnë të gjithë sipas dëshirës e kemi marrë vesh. Sot për shembull Bernie Sanders është bërë Republikan për 'gazetarët' e Panoramës.
Panorama, që nga greqishtja e vjetër 'Orama' do të thotë vizion supernatural, këtë stilin e fanepsjes së të vërtetave e ka legjitime në vetvete”, shkruan Joleza në “Facebook”, ku bashkëngjit dhe këto dy foto.
Në fakt, gazeta “Panorama” në versionin online është një nga ato portale që s’ka lënë lajm pa publikuar për Jolezën. Diku do i ketë mbetur qejfi socialistes, që vjen sonte me këtë “sulm”.





