Pas një periudhe të shkurtër ‘pushimi’, Joleza Koka, godet sërish me një postim të bërë në Twiter. Ky postim e sjell sërish kryetaren e FRESSH në mediat e portalet online. E nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

Kësaj radhe postimi i saj ka të bëj më jetën seksuale. Koka ka shpërndarë një video të filozofit, shkrimtarit dhe prezantuesit britanik, Alain de Botton, i cili flet për seksin.

Në videon e Alain de Botton, arrihet deri në perversitet ku flet për seksin oral si pranim i pastërtisë tuaj nga partneri apo te sadomazokizmi.

Alain de Botton është themelues i “School of Life”. Videoja e shpërndarë nga Koka është pjesë e librit të tij “Hoë To Think More About Sex”. Ai shprehet se mungesa e kënaqësisë gjatë seksit vjen duke nisur nga ajo që ne kemi në kokë.