Duke marrë shkas nga lajmet pafund për kryetaren e FRESSH-it, Joleza Kokën, djemtë e “Mad Tv”, Mateo e Rudi, e kanë pasur të ftuarën e radhës, për të diskutuar mbi temën, “Mediat informojnë, disinformojnë apo provokojnë”.

Gjatë bisedës, ajo tregoi një ndodhi në Pogradec, ku dy vajza të vogla e kishin krahasuar me Nard Ndokën.

“Ishim në një fshat të Pogradecit para pak ditësh dhe po shikonim për një hapësirë sesi mund të krijonim një çerdhe për fëmijët dhe ndërkohë ishin duke kaluar dy vajza relativisht të vogla në moshë dhe po qeshnin ‘hahahaha’, duke thënë, ‘u ja kjo Nard Ndoka’, dhe ashtu me ato çantat mbi kurriz u larguan. Tani unë jam ngritur vullnetarisht nga Tirana dhe kam shkuar në drejtim të atij fshati të Pogradecit me qëllimin, sesi mund të ndihmojmë komunitetin dhe Nard Ndoka qenkam unë. Tani unë nuk e kuptoj, unë nuk kam pse të ndihem keq”.