Angelina Jolie dhe The Weeknd kanë nxitur sërish thashethemet se mes tyre ka një romancë. Thashethemet nisën të qarkullonin 2 muaj më parë, pasi ata u panë për herë të parë duke darkuar së bashku.
Ndërsa dy ditë më parë, ata janë fotografuar sërish në Santa Monica, në një restorant italian. Thuhet se yjet mbërritën veçmas dhe kaluan dy orë e gjysmë brenda një pjese private.
Aktorja mbante veshur një pallto të zezë me dekolte të hapur, të kombinuar me stiletto të zeza dhe me një kuletë Yves Saint Laurent. Ndërkohë, The Weeknd u shfaq gjithashtu i veshur totalisht me rroba të zeza.
Edhe pse mbërritën të ndarë, dyshja u largua së bashku nga restoranti.
Ende nuk dihen arsyet apo rrethanat që i bënë bashkë aktoren dhe këngëtarin, por duke qenë se të dy janë beqarë, mediat kanë ngritur spekulimet se bëhet fjalë për një romancë mes tyre.