Është bërë pothuajse një vit që nga ndarja e Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Pavarësisht sesi kanë shkuar gjërat mes tyre, mesa duket Angelina Jolie dëshiron ende të bashkohet me Brad Pitt. Por ka një problem në këtë mes. Aktori i njohur nuk është më i interesuar.

Angelina e do Brad-in. Ajo shpreson ende se familja e saj do bashkohet një ditë”,-ka treguar një burim për Life & Style.

Burimi ka shtuar se Angelina po mundohet që t’i tregojë Brad-it në çdo mënyrë se nuk jeton dot pa të.

Por Brad nga ana tjetër nuk e ka harruar ende vuajtjen që i ka shkaktuar ylli Hollywood-ian, Jolie. Ai për momentin është i fokusuar tek shëndeti i tij, fëmijët dhe karriera.