17 dhjetor 2013- Gjatë xhirimeve të filmit "Unbroken" në Australi, aktorja Angelina Jolie është ndjerë keq dhe brenda sekondave është rrëzuar në tokë.
Menjëherë kolegët e saj vrapuan pranë Angelinës, e cila saj ishte shumë e zbehtë dhe merrte frymë me vështirësi të madhe.
Pas disa minutash aktorja filloi të ndjehet më mirë dhe nuk pranoi të shkonte në spital për të marrë ndihmën e parë dhe që t’iu nënshtrohej testeve për të përcaktuar saktësisht se çfarë po ndodhte. Angelina Jolie kohët e fundit bëri një mastektomi të dyfishtë dhe duket shumë e dobët, ndaj edhe bashkëpunëtorët e saj u shqetësuan shumë per shëndetin e saj, ndërsa ditën që i ra të fikët, temperaturat ishin shumë të larta.
Revista “National Enquirer” boton një foto nga momenti i rrëzimit, edhe pse është në pikëpyetje vërtetësia e saj.






