SHBA, 4 shtator 2014 – Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë përfituar 1.5 milion euro për ekskluzivitetin e fotografive të dasmës së tyre, të cilat ia shitën revistave People dhe Hello!.
Sipas Confidenti@l, dy revistat ranë dakord për ruajtjen e privatesisë së tyre.
Megjithatë asnjëri nga të dy nuk ka bërë një deklaratë publike lidhur me këtë shifër.
Kjo nuk është hera e parë që Pitt dhe Jolie përfitojnë nga ngjarjet personale.
Në vitin 2006, aktorët e famshëm shitën fotografinë e Shiloh për 2 milion euro sërish tek revista People, para të cilat shkuan menjëherë për bamirësi.
Ndërsa në 2007- ën bënë të njëjtën gjë me imazhet e Pax, të cilat ia shitën People dhe Hello! për një shumë që nuk u bë publike.
Një vit më vonë, mbyllën një tjetër marrëveshje prej 10.6 milion euro duke shitur fotografitë e binjakëve Vivienne Marcheline dhe Knox Leon.
Megjithatë të përfitosh 1.5 milion euro ditëve të sotme për shitjen e fotografive martesore është një shifër padyshim rekord.
Nga ana tjetër, martesa e çiftit është scoop – i i muajit.
Edhe yje si Leonardo DiCaprio apo Robert De Niro, nuk e fshehën kuriozitetin për të ditur sesi kishte qenë dita e veçantë për çiftin.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





