30 Shtator 2014 –Pasuria e Angelina Jolie dhe Brad Pitt është tejet e madhe, e ndërsa dhuratat që ata marrin nga njëri-tjetri janë me shifra të majme.

Kjo nuk është aspak problem për të dy palët, ndaj Jolie i ka dhuruar bashkëshortit të saj Brad Pitt një orë të rrallë që mendohet se kap vlerën e plot 3 milionë dollarëve.

Aktorja hollivudiane vendosi që si dhuratë martese t’i blinte partnerit të saj prej shumë vitesh një 1952 Patek Philippe të çmuar.