Tiranë, 13 shtator 2014 – Ka festuar në orën 00:00 ditëlindjen e saj në shoqërinë e miqve të ngushtë. Jona, ish-banorja e “Big Brother 7”, ka organizuar një festë të madhe në një nga club-et e kryeqytetit. Nuk kishin si të mungonin në këtë ‘party’ edhe miqtë e Big-ut. Ka vendosur t’i ftojë të gjithë, natyrisht përveç Xhulit, banoren me të cilën nuk ka pasur një marrëdhënie të mirë që në fillim.
E kontaktuar nga “Bluetooth”, Jona shprehet e lumtur për këtë ditëlindje të veçantë që ka kaluar. Dhuratat për të kanë qenë nga më të ndryshmet, megjithatë, ato që kanë rënë në sy kanë qenë dhuratat speciale të një fansi. “Prej kohësh është një fans që më ka kontaktuar dhe jemi njohur. Është një djalë simpatik që nuk jeton në Shqipëri. Ai ka një biznes të tijin dhe kjo e kushtëzon të jetojë larg. Më dhuroi një unazë me diamante, natyrisht, e pasuar nga kërkesa e tij për t’u fejuar. Unë ende nuk e kam marrë një vendim. Më pëlqen shumë, por akoma nuk jam e bindur nëse është ai personi me të cilin do të kaloj gjithë jetën”, – shprehet finalistja e “BB”.
Fansi milioner i Jonës nuk është mjaftuar vetëm me një unazë diamanti. Një tjetër dhuratë shumë e kushtueshme është duke mbërritur për Jonën. “Është një makinë, një ‘Range Rover’, që e ka blerë dhe do të ma dërgojë në Shqipëri si dhuratë”, – përfundon e emocionuar. Që pas daljes së saj nga loja, fansi i dashuruar e ka kërkuar dhe, pasi ka kontaktuar me të, i ka shprehur ndjenjat. Ende e pavendosur, Jona shprehet se po e mendon seriozisht, dhe pse jo, në ‘konfidencë’ pranon se ka në plan t’i thotë një ‘Po’, djalit të marrosur pas saj.
/Bluetooth/





