Nëse po mendoni për një festë ditëlindjeje për të vegjlit tuaj, zgjidhja është shumë e thjeshtë. Në Jonas playground gjeni gjithçka për organizimin e një feste që do të mbetet gjatë në memorien tuaj.

Argëtimi është prioritet në “Jonas playground” prandaj festat e ditëlindjeve kthehen në një spektakël të vërtetë me animime, muzikë dhe ushqim të përshtatur sipas kërkesave tuaja.

Por jo vetëm kaq. Në 2 këndet e lojërave mund të kaloni një pasdite të këndshme për të gjithë familjen tuaj. Secila grupmoshë aty gjen ambientin komod dhe perfekt për kohë cilësore dhe momente relaksi.
Me dy kënde lojërash për ambiente të brendshme dhe të jashtme në dy destinacione të ndryshme në Durrës, Jonas playground është përzgjedhja më perfekte e juaja.

Fëmijët nuk do të duan të largohen nga lodrat, ndërkohë ju mund të konsumoni vakte shumë të shijshme në restorant dhe piceri.
Gama e madhe e lojërave për fëmijë dhe ambientet e bollshme i bëjnë dy destinacionet Jonas Playground në lagjen nr.4 dhe nr.15 vendet më të preferuara të vogëlushëve.
Përkujdesja dhe vëmendja e treguar nga stafi i dy këndeve të lojërave janë një garanci më shumë për prindërit për t’u besuar të vegjlit e tyre.





