Djali i moderatorit të njohur Ardit Gjebrea, ka një marrëdhënie të mirë me personazhet televizive. Shpeshherë e kemi parë në shoqërinë e këngëtarëve të ndryshëm. Por këtë radhë duket se nuk kemi vetëm një shoqëri. Bëhet fjalë për Jonin dhe Aurelën, e cila aktualisht po kalon pushimet në Maldive.

Përveç fotove dhe videove ekzotike që ajo ndan me ndjekësit e saj, duket se ka pasur një surprizë edhe për Jonin. Ajo i ka dërguar atij një video ku duket e shkruar në rënë “Me dashuri nga Maldive” dhe emri i tij i shoqëruar nga një zemër. Ai nuk ka nguruar ta publikojë në profilin e tij, duke ngjallur kështu disa pikëpyetje. Çfarë ka mes tyre?