Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Joni Myshketa shprehet se prej dy vitesht të ndarë në grupime, PD vazhdon akoma në paqartësi.
Në një status në rrjetet sociale, Myshketa shkruan se grupi i rithemelimit ka tashmë një qasje radikale kundër institucioneve të PD, duke iu referuar kupolës drejtuese të këtij grupimi.
Ai shton se “Kupola e rithemelimit nuk ka më asnjë të drejtë sot pas të gjitha veprimeve të ndërmara që të imponojë fatet e Partisë Demokratike.”
“Nese jane opozitare nuk kane pse te humbin kohe, por te krijojne formacionin e tyre politik ne baze te mbeshtetesve qe kane dhe te kontribuojne si pjese e opozites kunder rilindjes qe eshte plaga me e madhe e ketij vendi pa dashur te zgjatem ne bemat e saj.“, shkruan ndër të tjera në statusin e tij në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Personalisht nuk besoj tek ekstremet dhe as ne radikalizmat qofshin keto veprime ne jeten personale apo dhe ne aksione politike.
Mundohem te udhehiqem nga arsyeja dhe bindjet e krijuara duke ruajtur koherence ne vendime e veprime ne te shumten e rasteve, duke mos perjashtuar anen njerezore qe ben dhe perjashtime, ane te cilen shpesh here e harrojme qofte dhe me dashje.
Dua te ndalem pak tek situata politike ku ndodhet vendi dhe opozita ne teresi ne te gjitha pjeset e saj e mbi te gjitha tek forca politike ku bej pjese Partia Demokratike.
Prej pothuajse 2 vitesh e ndare ne grupime vazhdon akoma ne paqartesi sidomos ne gjykimin tim tek grupimi i rithemelimit qe nuk eshte me teper se sa nje pjese e Partise Demokratike, por tashme me nje qasje radikale kunder institucionit te saj e ketu mbi te gjitha I referohem Kupoles drejtuese te grupimit duke shkuar deri aty sa te bejne thirrje per ta azgjesuar ate institucion qe i dha shume dhe nuk I kthyen asgje madje shume vrer e te paverteta.
Mendoj qe nuk mund te vazhdohet me ne kete menyre pasi kjo I shkon pershtat vetem rilindasve qe me sagen e skandaleve te njepasnjeshme qe ne krye te heres vazhdojne e sundojne me te padrejte.
Kupola e rithemelimit nuk ka me asnje te drejte sot pas te gjitha veprimeve te ndermara qe te imponoje fatet e Partise Demokratike.
Nese jane opozitare nuk kane pse te humbin kohe , por te krijojne formacionin e tyre politik ne baze te mbeshtetesve qe kane dhe te kontribuojne si pjese e opozites kunder rilindjes qe eshte plaga me e madhe e ketij vendi pa dashur te zgjatem ne bemat e saj.
Vazhdoni o njerez me jetet tuaja dhe nese keni nje mision per te mire te vendit tregojeni veten duke mos vjele me percarje e urrejtje e aq me teper te intimidoni a pengoni nje force tjeter politike ku tashme nuk beni me pjese te ringrihet.
Vazhdoni ne rrugen tuaj bazuar ne filizofine tuaj politike dhe kontribuoni ne te mire te vendit duke matur forcen tuaj me mbeshtetesit tuaj jo me kunder te ngjashmeve , por kunder politikes antikombetare ne te kundert jeni ne sinkron me keta qe po na shohin nga olimpi e te sigurte ne paprekshmerine e tyre per shkak te veprimeve e mosveprimeve tuaja.