17 shkurt 2015 –   Jonid Bracaj, 24 vjeç me disa precedentë penalë u arrestua nga policia e Padovës të hënën më 16 shkurt 2015, ndërsa po vidhte një veturë.

Jonidi, në prill 2014 vodhi vetëm 54 euro duke thyer një lavanderi me monedhë. Kësaj radhe, Jonidi bëntë pjesë në një bandë hajdutësh, në moshë të re. Në bandë, përveç Jonidit ishin edhe dy shqiptarë 17 vjeçarë, emrat e të cilëve nuk publikohen për arsye etike.

Kapo i bandës ishte një Italian, Moreno Cutaj, vetëm 19 vjeç, i cili kishte rekrutuar edhe të vëllanë si anëtar të bandës. Në fillim kishin vjedhur motorcikleta për t'i shitur me çmim të lirë, më pas kishin filluar të vidhnin edhe makina. Gjatë arrestimit, si Jonidi dhe Moreno u përleshën me policët, madje njërit prej tyre i grisën edhe mëngën e xhaketës së uniformës.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/