Jonida Maliqi është një ndër këngëtaret më të preferuara në Shqipëri dhe jashtë saj. Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, e cila poston foto ose video nga jeta e saj private dhe profesionale.
Këngëtarja u komentua shumë në media për lidhjen e saj me aktorin, Romeo Veshajn. Pas kësaj, ajo u komentua edhe për ndarjen nga aktori. Ajo shpesh është shprehur se dëshiron të japë por edhe të marrë dashuri, edhe pse nuk i’u beson lidhjeve të ditëve të sotme.
Së fundmi, ajo ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit të Top Channel, “Wake Up”, ku edhe ka folur lidhur me këtë gjë.
Ajo ka habitur të gjithë me deklaratën e saj, të cilës teksa iu kërkua të shprehnte mendimin e saj rreth temës së ditës për moshën ideale për tu martuar, tha: ”Mos u martoni. Më besoni në këtë kohë nuk ia vlen”.
Ju rikujtojmë se lajmin për ndarjen e saj nga Romeo e dha vetë këngëtarja në emisionin e saj.