Sot këngëtarja Jonida Maliqi festoi 33-vjetorin. Festën e filloi mbrëmë në skenën live të “The Voice of Albania” bashkë me stafin dhe konkurrentët e saj. Lajmin e ditelindjes e zbuloi Ledioni, gjatë mbrëmjes, duke e pyetur Jonidën si ndihej në momentet e fundit si 32-vjeçare:
“Më e plotësuar se kurrë tani edhe me Voice-n” – tha ajo pa e fshehur mirënjohjen e të qenit pjesë e këtij formati që gjithmonë ka dëshiruar.
Edhe minutat e para të 26 marsit Jonida i ka kaluar me miqtë e rinj të krijuar në “Voice”, të cilët, përveç urimeve të para, me siguri i kanë rezervuar edhe surpriza . Bashkë me Jonin dhe kolegët e “The Voice” ka qenë edhe mikesha e ngushtë Rovena Dilo, e cila ka postuar një video në Instagram, me urimin e ditëlindjes.