Jonida Maliqi, një nga këngëtaret më të talentuara shqiptare, e cila së shpejti pritet që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën “Ktheju tokës”, feston sot ditëlindjen.
Ajo ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një foto përmes së cilës zbulon publikisht se sot ka mbushur plot 36 vjeç.
“36 mësime që kam mësuar: Këshillë për veten për ditëlindjen time të 36-të”,- shkruan Jonida në postimin në fjalë.
Vlen të theksohet se Maliqi gjithnjë e kuron look-un e saj deri në detajet më të vogla, duke u cilësuar gjerësisht: një fashioniste.





