Këngëtarja Jonida Maliqi është shprehur në një intervistë për “Prive” se profilin e saj zyrtar në Instagram e ka kthyer në biznes.

“Më janë ofruar shumë biznese për të bërë reklamat e tyre, edhe pse unë jam shumë selektive. Megjithatë mund të them se i kam marrë disa syze falas”. ka thënë duke qeshur këngëtarja e njohur shqiptare.

Jonida ka pohuar se së bashku me kantautorin Kledi Bahiti do të sjellin së shpejti një projekt të ri muzikor kushtuar dashurisë. “Nuk na nxiton asgjë prandaj e kemi marrë shumë qetë këtë projekt”, është shprehur fashion blogerja e njohur shqiptare.

Duke folur për thashethemet e ndarjes me bashkëshortin, Jonida ka pohuar se përsa kohë mban në dorë unazën e martesës dhe kur në gjykatë nuk del statusi beqare, nuk ka ndërmend ti jap zë thashethemeve që përhapen për të.