3 dhjetor 2015 – Një nga këngëtaret më fashion të skenës Shqiptare, duket se kohët e fundit është larguar pak nga skena, por jo nga pasioni i saj për modën. Ajo mban një pozicion të rëndësishëm referimi për vajzat e femrat në vendin tonë.

Por, me sa shihet edhe Jonida Maliqi ndjek modelet e saj të frymëzimit, këngëtare që veç trendeve në veshje, ndryshe nga Jonida, kryesojnë dhe klasifikimet muzikore! Ylli botëror Rihanna, e ka veshur këtë xhaketë sportive Moschino rreth 2 vite më parë, në kohën kur sapo doli! Ndërsa këto ditë, Jonida ka realizuar një set fotosh e veshur thuajse në të njëjtin stil me amerikanen e famshme.

/portali DurresLajm/